Për të përmbushur objektivin të imunizuar popullatën ndaj COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të blihen dhe 1.1 mln doza vaksine.
Për këtë, mësohet se do të përdoret fondi shtesë në buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë prej 1 miliard lekësh, i dedikuar për vaksinat. Ky fond prej prej 1 miliardë lekësh do të hiqet nga rimbursimi dhe do të shkojë në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave, ndryshime këto të bëra në Buxhetin e Shtetit.
Sipas MSHMS, deri më sot Qeveria shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.9 milion dozave vaksinave. Më konkretisht, 1.2 milionë doza nga kontrata COVAX për një periudhë 3 vjeçare si dhe 1.6 mln doza nga kontrata që kryesisht përfundojnë brenda vitit 2021, si dhe 236,134 doza vaksine donacione.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 930,126 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 389,436 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.