Një nga personazhet e këtij Evropiani ishte edhe Marko Arnautovic, sulmuesi serb që luante për Austrinë. Ai u dënua nga UEFA me 1 ndeshje për shkak se ofendoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë.
Mbrëmë ai sërish ishte protagonist ndaj Italisë, teksa pasi shënoi një gol, filloi t’u hakërrehej tifozëve italianë. Gjithsesi, festa e tij zgjati shumë pak, pasi goli iu anulua.
Por përgjigjen më të mirë Arnautovic ia dhanë tifozët shqiptarë që jetojnë në Londër, aty ku u zhvilluar sfida Itali-Austri (2-1). 32 vjeçari austriak, u përball me pankarta të UÇK-së dhe një tifoz me një banderolë epike ku shkruhej ‘’Arnautovic, të fala mamit!’’.
Sigurisht sulmuesit do t’i përcillet mesazhi nga miqtë shqiptarë që ka në rrethin e tij shoqëror, gjë të cilën e ka pohuar edhe vetë. Me siguri ky ishte eventi i fundit madhor për Arnautovic, që largohet me një mesazh të qartë nga shqiptarët.