MENU
klinika

Deklarata

Zëdhënësja ruse: Kosova është vrimë e zezë në Evropë

28.06.2021 - 11:43

Kosova nuk është shtet dhe nuk ka mundësi, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Sipas saj, Kosova është vrimë e zezë në Evropë, ku “lulëzon krimi i organizuar, korrupsioni dhe krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”, shkruan Tanjug, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për “Kurir”, Zaharova tha se projekti perëndimor “Kosova” dështoi, pavarësisht siç tha ajo, nga paratë e mëdha që “u derdhën në të”.

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequra nga Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian,” deklaroi ajo