Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ndien përgjegjësi morale për aksidentin e rëndë në Levan-Vlorë ku humbën jetën 4 persona, pjesëtarë të një familjeje. Çuçi tha se si njeri do donte të ishte një situatë idilike, pa vrasje e aksidente, por se është utopi.
“Në lidhje me përgjegjësinë morale, e para si njeri do doja të mos kishte asnjë vrasje, të mos kishte asnjë aksident, të ishte një situatë idilike. Këtë e dëshiroj, por sigurisht do ishte utopi, nuk ka ndodhur as në komunizëm ku kishim çdo gjë nën kontroll, nuk kishte as mjet. Nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, meqë ndodh pavarësisht nga ne. kështu që nuk ndiej ndonjë përgjegjësi morale, madje do doja që në fund të mandatit tim t’i ruaja këto statistika dhe këtë trend. Do ndihesha shumë mirë që si ministër i brendshëm në fund të mandatit tim ta ulja këtë trend. por jo gjithmonë varen nga ministri këto gjëra”, deklaroi Çuçi.