28.06.2021 - 13:31
Këtë të hënë është duke u mbajtur Samiti i krerëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.
Në samit ka marrë pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Integrimi është në krye të agjendës së Parlamentit tonë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e kanë merituar çeljen e negociatave.
Por për arsye që nuk varen nga ne, s’është thirrur Tryeza e Parë.
Ndjej keqardhje që shpejtësia e integrimit ngadalësohet. Kuvendi i Shqipërisë ka një plan veprimi në funksion të integrimit”, tha Ruçi.