MENU
klinika

Ndodhi në Itali

Shpërfytyroi modelen, burg për kirurgun

31.10.2018 - 20:57

“Pas këtij operacioni “unë u shpërfytyrova” dhe madje edhe sot unë “në fytyrën time kam plagë që do të mbeten përgjithmonë, përkundër 42 trajtimeve të mëvonshme, të cilat më kushtuan 93 mijë euro dhe nuk kam marrë as edhe një kompensim” .

Kështu ka rrëfyer Cristina Guidetti, një ish-modele modeneze që ka folur pas dënimit në shkallë të parë me një vit burg (dënim me kusht) të kirurgut që e operoi atë, por në të vërtetë e shpërfytyroi.

“A ju duket kjo drejtësi? Mjeku që më ka operuar më 31 janar 2012, Massimo Rambotti, 62 vjeç, u dënua me një vit burg me dënim të pezulluar. Kirurg i zakonshëm i Foligno, kreu operacionin në një klinikë private në Padova, një trajtim me lazer për të hequr disa papërsosmëri të vogla siç kërkohej nga unë dhe ranë dakord me mjekun. U besova, mjeku ishte ndër më të respektuarit”, shprehet gruaja.

Gjyqtari i Padovës e ka shpallur kirurgun fajtor për lëndime shumë të rënda, por gjyqi vazhdon.