MENU
klinika

Përplasjet

Grenell nderon heronjtë serbë, deklarata nxit reagime

29.06.2021 - 09:35

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nxiti reagime të shumta pas një postimi të bërë dje në “Twitter,” ku uroj serbët për festën e Vidovdanit.

Reagim të ashpër pas këtij postimi të Grenellit, pati edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.

E ky reagim i Çitakut siç duket nuk i ka pëlqyer ish-emisarit Grenell, i cili i ka reaguar të njëjtës përmes një postimi në “Twitter”.

Grenell ka thënë se njerëzit kanë nevojë për punë e zgjidhje dhe jo inate. “Ju ofendoheni së tepërmi. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje –iu zgjasni dorën”, ka shkruar Grenell.

Grenell 1

Pas kësaj sërish i është përgjigjur ish-ambasadorja Çitaku. Çitaku është shprehur se edhe ajo dëshiron punë dhe zgjidhje, por që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.