MENU
klinika

Djaloshi që preku zemrat e gjithë shqiptarëve

Ironia fatale, 20-vjeçari shkoi një ditë para kohe në punë

29.06.2021 - 10:06

Jane zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë pas sherrit për shezlongët.

Viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, 20-vjeçari Musein Zeneli sapo kishte nisur punë në hotelin e familjes Gocaj.

Ai mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit. Në fakt, 20-vjeçari duhet të fillonte punë të dielën në mëngjes, por kishte shkuar në punë një ditë më parë nga gëzimi që më në fund ishte punësuar. Gazetarja Kalaja theksoi se Museini nisi punë menjëherë pas mbrëmjes së maturës.

Gjithçka i ka ngjarë një kasaphane. Unë e kam mësuar ngjarjen kur në një mesazhe në ËhatsApp shkruhej ‘luftë në Velipojë’, ndërkohë që infermierja vazhdonte të qante me ngashërim nga gjithçka që ajo ishte parë.

Përsa i takon Museinit që është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, duhet thënë që ai e kishte për të filluar punë ditën e dielë. Megjithatë, nga mbrëmja e maturës që ka patur ditën e premte, ai ka nxituar të shkonte në punë një ditë më parë dhe pikërisht ndoshta ky nxitim dhe kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën.

Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë”, tha gazetarja Emi Kalaja.

REMOTE_ADDR:[]