MENU
klinika

'Ligjet i bëj unë dhe vendos unë!'

3 efektivë kallëzojnë Pjerin Ndreun: Doli nga lokali me muzikë e na pengoi të ushtrojmë detyrën

29.06.2021 - 13:18

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori, nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.

Rreth orës 11:00 të mbrëmjes patrulla e policisë ka konstatuar se gjenerohej muzike me volum të lartë tek hoteli në fjalë në kundërshtim të aktit normativ nr.23 të datës 26.05.2021, që e ndalon një veprimtari të tillë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.

Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme “Shqiponja” të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Menjëherë pas përfundimit të shërbimit efektivet e policisë i janë drejtuar prokurorisë së Lezhës, duke dëshmuar atë çfarë ju kishte ndodhur dhe kallëzuar penalisht kryebashkiakun Ndreu dhe pronarin e hotelit.

Por çuditërisht një ditë më pas, ndaj dy efektiveve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eproret e tyre për “Shkelje e rëndë e atributeve e kompetencave të policisë”, me argumentin se në subjektin ku po gjenerohej muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj dhe se efektivet e policisë ishin telefonuar nga shefi i komisariatit Nik Nikolli që të largoheshin nga aty.

Ndërkohë menjëherë pas kallëzimit penal organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pritet të nisin hetimet në lidhje me rastin.

Kallëzimi penal qe efektivët e policisë kanë berë për Pjerin Ndreun