Policia e Shtetit vijon kontrollet e shtuara në vend, që pas aksidentit tragjik të së premtes, në aksin Fier-Vlorë, ku u përplas për vdekje familja me katër anëtarë.
Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, në terren ka zbritur dhe kreu i policisë, Ardi Veliu, i cili ka parë nga afër shkeljet e shoferëve, të cilët lëviznin me shpejtësi nga 133 km/orë në 170 km/orë.
Njoftimi i policisë:
Siguria rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në orët e vona të mbrëmjes ka inspektuar në terren funksionimin e radarëve edhe gjatë natës në disa akse rrugore.
Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të polcisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përoruesve të rrugës.
Gjatë inspektimit tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, Drejtor Veliu ka parë nga afër disa shkelje të përdoruesve të rrugës që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.