Pas 4 ndeshjeve finale në Konferencën e Lindjes, gjithcka është në ekuilibër. Atlanta Hawks fitoi 110-88 ndaj Milwaukee Bucks, duke barazuar 2-2 serinë e play off.
Skuadra e Atlantas rihap betejën për titullin kampion në këtë kah të NBA. 6 lojtarë të Atlantas realizuan mbi 10 pikë, me Lou Williams autor i 21 pikëve, ndërsa Bogdanovic realizoi 20 pikë.
Të Milëaukee mungoi lojtari lider, duke gabuar shumë në gjuajtje. Vetëm 14 pikë për yllin e Bucks, Giannis Antetekounmpo, i cili u dëmtua dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për finalen e pestë mes tyre.
Konferenca e Lindjes – Finale Play off
Milwaukee Bucks – Atlanta Hawks 2-2
Konferenca e Perëndimit –Finale Play off
Phoenix Suns – Los Angeles Clippers 3-2