MENU
klinika

Pamjet nga operacioni

Spastrimi i plazhit të Golemit, policia heq 550 shezlongë

30.06.2021 - 10:46

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi kontrolle të shtuar përgjatë vijës bregdetare për zaptimin e plazhit, policia ka zbarkuar në zonën e Golemit.

Gjatë operacionit janë evidentuar 11 parcela pa leje nga të cilat janë hequr 550 shezlongë dhe 280 çadra.

Në këtë operacion u angazhuan 2 grupe të FNSH-së, 2 grupe të Shqiponjës si dhe patrulla të Policisë së Kavajës.

Kontrollet filluan nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit gjatë së cilës, policia nuk raporton asnjë problematikë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit  për lirimin e hapsirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me  shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar  nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem.

Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra. Operacioni vijon pa probleme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin