MENU
klinika

Aksion për heqjen e shezlongëve dhe çadrave

Vrasja e katërfishtë, policia zbarkon në Velipojë

30.06.2021 - 11:45

Pas Durrësit, grupet e FNSH dhe të Policisë së Shtetit kanë zbardhur në plazhin e Velipojës.

Policia po zhvillon një aksion në Velipojë kundër zaptimit të rërës në mënyrë të paligjshme, duke sekuestruar shezlongë e çadra.

Aksioni i policisë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së katërfishtë në Velipojë.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku pas një konflikti për shezlongët, u vranë me armë zjarri tre biznesmenë e pronarë të zonës bregdetare në Velipojë, si dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili po atë ditë kishte filluar punë si kamerier aty.