MENU
klinika

Euro 2020, historia e trajnerit të Zvicrës

Petkovic, nga lufta në Bosnje në çerekfinale

30.06.2021 - 18:15

Vladimir Petkovic është njeriu i sukseseve në Zvicër, ai shkroi historinë e futbollit helmet, duke eliminuar kampionen në fuqi të botës, Francën. Për herë të parë Zvicra shkoi në çerekfinale të një Kampionati Evropian.

Petkovic, i lindur në Sarajevë, duke përjetuar edhe luftën në fillimin e viteve ’90, gjithnjë është i prirur të ndihmojë te tjerët, madje kur shkoi në Zvicër shiste gjëra të vjetra dhe të hollat i dërgonte në Karitas.

Rruga e trajnerit nuk ka qenë e lehtë, por ka punuar gjithnjë me përulësi, duke e nisur te Bellinzona, skuadër të cilën e ngjiti në elitën e futbollit në vend, pastaj tek Young Boys.

Kur shkoi te Lazio, në fillim të gjithë ishin skeptikë, por kur bardhekaltrit triumfuan në finale ndaj Romës në vitin 2013 dhe morën Kupën e Italisë, të gjithë ndryshuan mendim.

Kur Zvicra i bëri ofertë, nuk u mendua dy herë. Petkovic i është mirënjohës këtij vendi dhe me punë ia shpërbleu. Me një mesatare prej 1.8 pikësh për ndeshje, ai është trajneri më i mirë në historinë e Zvicrës, duke kaluar Hitzfeld, që u ndal në 1.77.

Petkovic është në krye të ekipit kombëtar të Zvicrës që nga 2014 dhe gjithmonë është kualifikuar në fazën finale, duke marrë pjesë në dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë Bote.

Dhe në të tre rastet, ai ka kaluar grupin. Një sukses i madh për një vend të vogël. Tani përballë është Spanja në çerekfinale, Petkovic ka të drejtë të ëndërrojë më shumë.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”