MENU
klinika

Euro 2020

Mancini nuk ndryshon formacion, ankth te Belgjika

30.06.2021 - 19:56

Skuadra që fiton, nuk ndryshohet. Ky duket se është orientimi i Mancini në funksion të çerekfinales së Euro 2020 kundër Belgjikës. Formacioni do të mbetet si ai kundër Austrisë.

Në seancën e fundit stërvitore, trajneri u përqendrua te të dyshuarit e zakonshëm: Barella-Jorginho-Verratti në mesfushë dhe Berardi-Immobile-Insigne në sulm.

Padyshim që Pessina dhe Chiesa, por edhe Locatelli, konsiderohen shtesa luksi, në gjendje të japin një kontribut të vlefshëm kur trajneri e sheh të arsyeshme, ashtu sic ndodhi në ndeshjen, ku madje ishin edhe autorë të golave.

Sipas asaj që është parë nga skemat e fundit, Italia kundër Belgjikës do të luante me Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi ose Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile dhe Insigne. Çështja e kthimit të Chiellini pas dëmtimit mbetet të përcaktohet. Kapiteni është stërvitur pa probleme, nuk ndjen dhimbje, por Mancini nuk nxitohet.

Do të jetë vetë kapiteni, bazuar në ndjenjat e tij dhe në marrëveshje me trajnerin do të vendosë për ndeshjen e së premtes mbrëma. Por mesazhi ndaj Acerbit është i qartë: Duhet të jetë gati për çdo rast. Florenzi nuk kthehet as në “Allianz Arena”, për të do të diskutohet vetëm pas ndeshjes me Belgjikën.

Në krahun tjetër, Belgjika ndodhta do të duhet të bëjë pa dy yjet e saj në sfidën ndaj Italisë. De Bruyne dhe Hazard nuk janë parë edhe sot në seancën stërvitore. I pari mund t’ia dalë me një injeksion, ndërsa për kapitenin thuhet se do të qëndrojë pushim.

“Tani mund t’i quani gola ‘alla Jilldiz’”

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”

Rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”

Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës