MENU
klinika

Do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Sekretari i NATO-s sot vizitë në Kosovë

01.07.2021 - 09:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, viziton sot Kosovën.

Mësohet se në këtë vizitë ai do të shkojë në selinë e KFOR-in ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike do të takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiç.