Teksa sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta.
Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.
“🟢 Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.
🔴 Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Manastirliu.