MENU
klinika

Pushues që kishte ardhur nga Serbia

Identifikohet i mbyturi dje në Durrës

01.07.2021 - 10:10

82-vjeçari i mbytur dje në plazhin e Durrësit është identifikuara nga policia si turist serb që kishte ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet.

82-vjeçari N.M kishte hyrë ne det për t’u larë por nuk ka mundur të dilte më prej aty. Trupi i pajetë i të moshuarit doli në breg të detit nga dallgët ditën e djeshme në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin