MENU
klinika

Temat ku përqendrohet

Nis sot “Samiti i Prespës”, liderët e rajonit mblidhen në Shkup

01.07.2021 - 10:13

Nis sot në Ohër , ‘Samiti  i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor,  zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Samiti dy ditor, me temën ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema si:  roli i BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti, roli I gruar dhe mediasb në shoqëri dhe sa ka ecur implementimi i marrëveshjes së Prespës, 20 vjet pas nënshkruarjes së saj.

Në samiti do të marrë pjesë, i dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.