MENU
klinika

"SHBA do t’i mbështesë fuqimisht"

Takim me hetuesit e BKH, ambasadorja Kim: Punë e vështirë, por do ketë sukses

01.07.2021 - 12:59

Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas takimit Kim ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe thotë se puna e tyre është e vështirë, por shprehet e sigurt se ata do të kenë sukses.

Ndër të tjera ambasadorja shkruan se SHBA do t’i mbështesë fuqimisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“U takova sot me Hetuesit e parë të BKH, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Njerëzit janë duke u mbështetur tek ata; familjet e tyre krenohen me ata; SHBA do t’i mbështesë fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” shkruan Kim në postimin e saj.