MENU
klinika

Episodi i 1/8 finale në Euro 2020

Çmenden francezët, peticion për të përsëritur sfidën me Zvicrën

01.07.2021 - 18:39

Ky Evropian po prodhon shumë episode. Por më e çuditshmja e të gjithave është peticioni që kanë ndërmarrë francezët për të përsëritur sfidën me Zvicrën, ku helvetët kaluan në çerekfinale.

Plot 250 mijë firma janë mbledhur deri më tani për këtë kauzë. Sipas atyre që kanë nënshkruar, portieri nuk e ka mbajtur një këmbë në vijën e portës, siç e parashikon rregullorja. Problemi është se VAR ka përcaktuar menjëherë në fushë të kundërtën.

Tifozët francezë duket se nuk e kanë gëlltitur akoma dështimin dhe kanë nisur një peticion në rrjetet sociale për të përsëritur ndeshjen për shkak të një parregullsie në momentin e penalltisë vendimtare të pritur nga Sommer. Mbappe ishte ai që humbi penalltinë.

Nuk besohet se ky peticion do të merret parasysh. Nuk ka ndodhur asnjëherë që për një gabim të tillë të përsëritet ndeshja. Maradona shënoi me dorë në finalet e Botërorit 1986 ndaj Anglisë, ku më pas Argjentina mori trofeun, por ndeshja nuk u përsërit.

Një tjetër rast është kur Anglia i shënoi Gjermaninë së vitin 2010 në Botërorin e Afrikës së Jugut. Topi ishte brenda më shumë se 20 cm dhe nuk u akordua si i tillë. Të tilla episode ka me qindra bota e futbollit…

“Tani mund t’i quani gola ‘alla Jilldiz’”

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”

Rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”

Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës