MENU
klinika

Laguna e Karavastasë

Pandemia rriti numrin e pelikanëve kaçurrel

02.07.2021 - 10:16

Sipas Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, numri i çifteve pelikane riprodhuese u rrit me një të pestën gjatë pandemisë së koronavirusit, nga 68 në vitin 2019, në 85 në vitin 2020. Në Lagunën e Karavastasë strehohen rreth 260 specie zogjsh.

Por “pelikanët kaçurrelë”, siç njihen ndryshe pelikanët dalmatë, janë “yjet e shfaqjes”. Kjo është kolonia e tyre e vetme që folezon në vend.

Globalisht, pelikanët dalmatë klasifikohen si “Afër të Kërcënuarve” në listën e kuqe të specieve të kërcënuara. Edhe në Lagunën e Karavastasë, gjatë viteve 2001-2003, numri i çifteve riprodhues ra deri në 19, krahasuar me 250 çifte një shekull më parë.

Në vitin 2014, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura ndërhyri për të ndihmuar.

Nën drejtimin e Adrian Kocit, një ekip i vogël filloi të kujdeset dhe të krijojë kushte më të mira për pelikanët kaçurrelë. Dhe rezultati ishte i qartë, qindra pelikanë folezojnë në mënyrë paqësore, të pashqetësuar nga njerëzit.

Me qetësinë shtesë të sjellë nga pandemia, zoti Koci thotë se zogjtë janë riprodhuar edhe më shumë. Pavarësisht nga masat e marra, ai thotë se peshkimi intensiv vazhdon të zvogëlojë numrin e peshqve me të cilët pelikanët duhet të ushqehen.

Megjithëse pandemia solli qetësinë tek pelikanët, ajo gjithashtu uli numrin e vizitorëve në lagunë. Sipas statistikave gjatë vitit 2019 ishin 550 mijë vizitorë. Kjo shifër u përgjysmua në vitin 2020.

Tani qendra shpreson të tërheqë më shumë vizitorë, për të mbledhur fondet e nevojshme.

“Ne jemi këtu sepse ju keni natyrë shumë të bukur, specie vërtet të rrezikuara, jo të njëjtën natyrë siç mund të shihni në pjesë të tjera të Shqipërisë”, thotë Klara Perinova, turiste nga Republika Çeke.

Pavarësisht nga nevoja për vizitorë, zoti Koci thotë se ekipi i tij po përpiqet të ruajë natyrën e pa trazuar të lagunës.

Ekipi po u kërkon autoriteteve lokale të zëvendësojnë motorët e pesë varkave turistike me varka elektrike dhe po ashtu të instalojnë më shumë panele fotovoltaike për energji./ VOA

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier