MENU
klinika

Konferenca vjetore

Ahmetaj: Kriza kaloi, ekonomia shqiptare në rritje

01.11.2018 - 10:33

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi i vendosur se qeveria shqiptare do të vazhdojë me reformat për të rritur ekonominë. Duke cituar kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë, Ahmetaj tha se nuk do të ketë tërheqje.

Ai e nisi fjalën e tij në Konferencën vjetore “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe normaliteti i ri” me krizën ekonomike të vitit 2008 dhe efektet e saj në Shqipëri.

Kjo është një platformë prestigjioze për të shkëmbyer pikëpamje. Kriza financiare 2008 pati një impakt madhor mbi ekonominë globale sa është bërë normale t’i referohemi epokave të ndryshme si para dhe pas krizës.
Aktivitetet ekonomike kanë ndryshuar shumë pas vitit 2008. Efektet e krizës u transmetuan në ekonomi nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Shqipëria nuk u përfshi në një recension klasik por degradimi i performancës nëpërmjet aktiviteteve ekonomike u shfaq vit pas viti”, tha Ahmetaj.

Ai tha se për të kaluar krizën, qeveria ndërmori një sërë reformash për të nxjerrë vendin nga gropa.

Kishim vetëm një rrugë dhe tashmë ne, ju qytetarët e kanë parë dhe provuar mes dhimbjes, sprovave duke e lënë gropën prapa. Ekonomia shqiptare rritet mbi nivelet 4%. A mjafton? Ndoshta nuk mjafton as 7% por kur e krahason me 0,8 % të vitit 2013 sigurisht që është 4 herë më shumë. Vitin tjetër parashikohet 4.3% që mendohet të jetë më e larta në rajon“.

Shtimi i aktivitetit ekonomik është më në fund e shoqëruar me rritje punësimi. Çështja e punësimit është më e rëndësishmja për t’u diskutuar mes qeverive.

Në vitin 2018 presim që investimet e huaj të jenë në shifra të kënaqshme dhe shifra rekord. Qeveria shqiptare mori një sërë masash jo të lehta. Në vitin 2013 po të njëjtët aktorë kanë diskutuar si do të kalohet kriza ndërsa sot flitet a po kalojmë në një politikë normale monetare.

Aktualisht sistemi është likuid. Jemi të vendosur për kryerjen e reformave në vend”, theksoi Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!