UEFA njofton zyrtarisht se formati i gjysmëfinales dhe finales së Euro 2020 do të mbetet i pandryshuar. Ndeshjet do të luhen në Londër, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe shqetësimeve të disa qeverive, veçanërisht atyre italiane dhe gjermane.
Ka shumë polemika në lidhje me këtë vendim, por sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ka arsye politike dhe ekonomike. UEFA dhe presidenti i saj, slloveni Aleksander Ceferin, i kanë borxh Boris Johnson diçka për çështjen e Super League dhe shpërbërjen e saj në sajë të tërheqjes së 6 klubeve angleze.
Ka kontrata tregtare të nënshkruara tashmë për disa kohë me qeverinë britanike dhe anulimi i këtyre marrëveshjeve papritmas do të rezultojë në kthimin e shumave të mëdha, me rrethanën rënduese të dëmit.
Një operacion që, me arkat e rënduara nga Covid, UEFA nuk ka ndërmend të rrezikojë. Sakaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar një monitorim më të mirë të spektatorëve të kampionatit europian të futbollit.