MENU
klinika

Shpëtohen 84 të tjerë

Mbyten 43 refugjatë në brigjet e Tunizisë

03.07.2021 - 16:42

Të paktën 43 refugjatë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Tunizisë ndërsa 84 të tjerë janë shpëtuar, pasi një anije u përmbyt në brigjet e Tunizisë.

Anija ishtë nisur nga brigjet e Libisë  dhe po transportonte refugjatë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, të cilët kishin destinacion brigjet e Italisë, por udhëtimi i tyre mori një kthesë tjetër.

Libia është një pikë e shpeshtë nisjeje për emigrantët të cilët kanë si qëllim mbërritjen në e lidhur me Evropë.

Që nga viti 2014, më shumë se 20.000 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur në det ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë nga Afrika.