MENU
klinika

E kanë shpallur non-grata

Berisha uron SHBA për 4 Korrikun: Gëzuar ditën e Pavarësisë kombit të madh amerikan

04.07.2021 - 12:17

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Berisha uron miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan.

“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan ai në postim.

Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton

Kujtojmë se në maj Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha duke i ndaluar kështu edhe hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij.

Në reagimin e tij të parë pas shpalljes “non grata” lideri historik i PD shprehu hapur vlerësimin e tij të madh për Amerikën, por shtoi se akuzat e tyre për korrupsion ishin të pa baza. Çështjen, Berisha është zotuar ta çojë në Gjykatën Korreksionale në Francë.