MENU
klinika

Peshonte 500 kg

Çaktivizohet bomba e Luftës së Dytë Botërore në Francë

04.07.2021 - 20:38

Një bombë prej 500 kilogramësh është çaktivizuar në Francë, duke evakuuar nga shtëpitë e tyre 1.800 qytetarë, raportojnë mediet franceze.

Sipas autoriteteve, mësohet se bomba i përket Luftë së Dytë Botërore.

Bomba, e hedhur nga Forcat Ajrore Britanike në Mars 1944 gjatë shkatërrimit të fabrikave të vendosura në qytetin La Ricamari, u zbulua në prill të vitit 2020, gjatë punimeve të tokës.

Meqenëse nuk përbënte rrezik për banorët, bomba ishte varrosur tre metra nën tokë nga ekipet përkatëse në Lyon, në pritje të neutralizimit të saj, që u bë sot.