Një shpërthim i madh është raportuar pranë një platforme nafte në brigjet e Azerbajxhanit, por ka raporte kontradiktore për atë që mund të ketë qenë shkaku. Disa zyrtarë fajësuan një vullkan të mundshëm baltë.
Shpërthimi apokaliptik është parë edhe nga Azerbajxhani, ku qielli është kthyer i gjithi i kuq.
Deri më tani dyshohet se ka pasur një shpërthim të një anije “Tanker”, apo siç njihen ndryshe si anije cisternë.
Një reagim i fundit ka ardhur edhe nga Kompania Shtetërore e Naftës e Republikës së Azerbajxhanit, e njohur si SOCAR. Sipas tyre nuk ka asnjë shpërthim të lidhur me kërkimet dhe makineritë e tyre në detin Kaspik.
“Nuk ka pasur aksidente në platformat në det të hapur dhe objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SOCAR, puna vazhdon në modalitetin normal. Dyshimi ynë fillestar i shpërthimit në det është shpërthimi i një vullkani.” ka deklaruar SOCAR.
*Umid oil rig. The rig is safe (as video filmed from it), explosion and fire is in the sea near by pic.twitter.com/MUSjcy8WWZ
— Liveuamap (@Liveuamap) July 4, 2021