MENU
klinika

“Prisni dhe…”

Paralajmëron Shkëlqim Hajdari: SPAK dhe prokurorët italianë kanë në dorë dosje të tjera

05.07.2021 - 22:23

Ish-prokurori i cili ka shërbyer për dosjen e ngjarjes së rëndë të 21 janarit, Shkëlqim Hajdari ka paralajmëruar ndëshime të tjera për kontigjentë kriminalë dhe persona që kanë shërbyer në administratën shtetërore.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të finalizimit të operacionit “Shpirti”, i cili u koordinua nga policia shqiptare dhe ajo italiane, duke prangosur 28 persona, mes tyre kontigjentë kriminalë, prokurorë apo dhe zyrtarë të tjerë.

Ai tha sot gjatë një interviste në “Frontline”, se çdo javë do të ketë lajme të tilla, pasi në një periudhë kohe 2014-2015-2016 është trafikuar drogë me shumicë nga vendi ynë drejt vendeve europiane.

Ish-prokurori Hajdari deklaroi se SHBA ka investuar shumë për Reformën në Drejtësi dhe kërkon rezultate.

Shkëlqim Hajdari: Kemi dhe dosje të tjera që ka prokuroria italiane, kanë në dorë çështje që janë shumë të rëndësishme, do ketë valë ndëshkimesh. Prokurorë, gjyqatrë e ish-punonjës policie. Para 5 vitesh është trafikuar shuëm drogë nga Shqipëria. Zyrtarët janë më të rëndësishëm se sa politikanët, ata e mbajnë shtetin. Shpresoj që prokurorët tanë dhe ata italianë të kenë prova, pasi do të ishte zhgënjim nëse disa prej të arrestuarve do të liroheshin në vazhdimësi. Ambasadorja Kim, ONM nuk kanë konflikt interesi këtu kështu që presin shumë sa i takon Reformës në Drejtësi, ata vetë kanë investuar shumë. Mbajeni mend që do të sekuestrohet pasuri e madhe që është vënë me anë të korrupsionit nga zyrtarët shqiptarë dhe janë vënë në emër të personave të tjerë. çdo javë do të kemi lajme të tilla lidhur me arrestime apo goditje të aktiviteteve kriminale, ku janë të implikuar dhe ish apo zyrtarë aktualë shqiptarë. Kambana po bie për të gjithë!