MENU
klinika

Ceremonia e pritjes zyrtare

Shqipëria anëtare e përkohshme e KS, Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE

06.07.2021 - 20:22

Në 11 Qershor Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar.

Mandati fillon më 1 janar 2022. Për të festuar këtë triumf të diplomacisë shqiptare, mbrëmjen e sotme u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave. Kryeministri Edi Rama mbërriti i shoqëruar së bashku me bashkëshorten, Linda, ndërsa të pranishëm ishin ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, diplomatë dhe shumë personalitete.

Edi Rama zgjedhjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit e cilësoi suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare. “Është një sukses i madh, më i madhi në historinë e diplomacisë shqiptare dhe një arsye për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, sidomos për rajonin tonë. Kjo arritje është e rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor.

Pas kryesimit të OSBE-së, ku për hir të së vërtetës lamë një përshtypje shumë të mirë, them se ulja jonë në KS, rikonfirmon një standard të ri maturie dhe respekti ndërkombëtar për Shqipërinë. Do të doja të falënderoja të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurt” tha ai.

Në mandatin e tretë objektivat Rama i ka të qarta. “Unë së bashku me shumicën e rizgjedhur të shumicës qeverisëse do ta shikojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u angazhuar edhe më shumë. Për të punuar me të gjitha fuqitë që kjo dekadë të bëhet dekada e ngjitjes së një majë ku dielli të shkëlqejnë për të gjithë shqiptarët”.

Për integrimin nuk e sheh kohën e përshtatshme dhe për këtë fajëson BE-në. “Nuk është tërmet, as pandemi, as një det i qetë politika europiane sot dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së” tha Rama