07.07.2021 - 09:29
Phoenix Suns fitoi sot 118-105 ndaj Milwaukee Bucks në finalen e parë play off në NBA, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Ekipi i Suns shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë duke bërë një ndeshje të mirë dhe e meritoi fitoren.
Chris Paul tregoi edhe një herë se është në formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 32 pikë, mbështetur edhe nga Booker me 27 pikë e Auton me 22 pikë e 19 rebound, një trio që bëri diferencën në parket.
Në kahun tjetër, Middleton realizoi 29 pikë, ndërsa Antetokounmpo, i rikthyer në fushë pas dëmtimit, e mbylli me 20 pikë e 17 rebound. Edhe ndeshja e dytë finale, pas 48 orësh, do të luhet në fushën e Phoenix.