MENU
klinika

"Ne mund t’i shmangim ato..."

Miratimi i Rezolutës për dënimin e gjenocidit/ Flet Vuçiç

07.07.2021 - 14:31

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar menjëherë pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën për masakrën e Srebrenicës.

Vuçic në reagimin e tij ka thënë se një vendim i tillë ishte i pritshëm, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

Kuvendi i Kosovës e miratoi të mërkurën rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995. Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor.

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, ka thënë Vuçiç për mediat në Serbi.

Ndërkohë gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë ka përbërë gjenocid.

Masakra është cilësuar si më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, ndërsa Shqipëria, deri më tani, nuk ka miratuar ndonjë dokument të ngjashëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të nxirren para drejtësisë përgjegjësit

Kosova miraton Rezolutën për dënimin e gjenocidit serb