09.07.2021 - 10:15
Phoenix Suns fitoi sot 118-108 ndaj Milwaukee Bucks në finalen e dytë play off të NBA-së, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Skuadra e Suns i shfrytëzoi në maksimum të dyja ndeshjet e luajtura në fushën e saj duke i fituar të dyja.
Ndeshje e mirë për Devin Booker, që realizoi 31 pikë për Phoenix, mbështetur edhe nga Mikal Bridges me 27 pikë e Chris Paul me 23 pikë. Një trio që bëri diferencën në parket dhe i dhuroi fitoren ekipit vendës.
Për Milwaukee u dallua i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, autor i 42 pikëve dhe 12 rebound, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë përballë Suns. Këtë herë ai nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.