09.07.2021 - 10:55
Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili disa ditë më parë vrau me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, pranë një magazine.
Për motive ende të paqarta, 51-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten duke i marrë jetën. Ndërsa në gjendje të rënduar psikologjike ai tentoi të kryejë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Pas krimit të rëndë ai u dërgua në spital, ku prej asaj dite po merr trajtim mjekësor.
Edhe masa e sigurisë, 51-vjeçarit i është komunikuar në ambientet e spitalit të Traumës. Artan Ismalaja akuzohet për “Vrasje në familje”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëshmia e rojës