“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si trajtohet zorra e irrituar?
Mjeku: Sindroma e zorrës së irrituar (e quajtur ndryshe dhe zorra e trashë spastike) është një gjendje e cila shkakton tkurrje të muskujve të zorrës së trashë më shumë se në gjendje normale.
Simptomat kryesore të kësaj sëmundje janë:
Dhimbje barku dhe ngërçe
Gazra
Fryrje të barkut
Ndryshimet në jashtëqitje
Kapsllëk dhe/ose diarre
Trajtimet kryesore që mund t’i bëhen sindromes së zorrës së irrituar janë:
Shamngia e kafeinës
Dieta ushqimore me sa më shumë fibra
Shmangia e ushqimeve të thata, me shumë sheqer si dhe me laktozë.
Menaxhimi i stresit
Kujdesi me ilaçet që irritojnë zorrët.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.