MENU
klinika

Rilindasi diskret

Jani Vreto, atdhetari erudit

09.07.2021 - 13:54

        Një ndër figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jani Vreto, ndërroi jetë 9 korrikun e vitit 1900.


Shkrimtar dhe botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare.  Jani Vreto u lind në vitin 1822 në Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës, më 14 janar 1822. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban, në afërsi të Konicës, teksa prej vitit 1843 deri më 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë.

Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë.

Në fillimin e viteve ‘70, ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora.

Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali.

Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Majin e vitit 1878, botoi veprën “Apologjia” në greqisht, ku shtjellohet prejardhja e shqiptarëve, gjuha, trevat e banuara prej tyre, si dhe të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror, për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes.

Më 12 tetor 1879, Vreto mori pjesë në themelimin e “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, që do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe çeljes së shkollave në gjuhën shqipe.

Pikërisht në këtë kohë, ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës.

Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi energjikisht për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas, mori emrin “Dituria” – botim që doli në Konstandinopojë, nga gushti 1884 deri në korrik të vitit 1885.

Botimi “Vepra të zgjedhura” është një përmbledhje e veprave kryesore të Jani Vretos, si më poshtë:

Kanonizma e Stambollit

Istori e Skënderbeut

Udhë e të shkruaritë të gjuhësë shqip

Numerëmësonjë

Për zgjedhjen e të folit ndë të kthyerë (përkthimi)

“Drita”

Për të vërtetënë edhe për shkronjenë e së vërtetësë

Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’ e jetesë dhe për Njerinë, botën e vogëlë

Mirëvetija

Ligjëratë – mbajtur në mbledhje të shoqërisë “Drita”

Ligjëratë – mbajtur në mbledhje të shoqëritë “Dituri” të Bukureshtit

Ligjëratë – mbajtur më 13 Maj 1896

Apollogjija

Letër Kristo P. Shulit ndë Shkodrë

Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe

Nga letrat e Jani Vretos

Letra që i drejtohen Jani Vretos ose kanë lidhje me veprimtarinë e tij/Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”

A vjen shqipja nga pellazgjishtja?


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!