MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është galaktorrea dhe si trajtohet?

10.07.2021 - 07:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është galaktorrea dhe si trajtohet?

Mjeku:Galaktorrea jo puerperale është një gjendje e karakterizuar nga shfaqja e sekrecioneve të qumështit nga gjiri, jashtë kontekstit fiziologjik të ushqyerjes me gji.

Duhet të kemi parasysh se është një simptomë, jo një sëmundje, dhe gjithashtu mund të prekë burrat dhe fëmijët.

SHKAQET

Shfaqja e galaktorrea lidhet fort me hiperprolaktineminë, apo një prodhim i tepërt i prolaktinës, (hormoni që normalisht është përgjegjës për prodhimin e qumështit pas shtatzënië; tre janë shkaqet kryesore:

Prolaktinoma (tumori beninj i hipofizës)
Efektet anësore të ndonjë ilaçi (antidepresivë, kontraceptivë, antipsikotikë, antiulçer etj…)

Stimulim i tepërt i gjirit

Dëmtime të hipofizës

Patologji të tjera si pamjaftueshmëri kronike e veshkave, epilepsi, hipotiroidizëm, cerozë.

Vetë ajo mund të jetë shkak i rritjes së nivelit qarkullues të prolaktinës në rastet idiopatike, pra, pa shkak.

Burrat

Më e shpeshtë është tek femrat, por sekrecionet latante mund të ndodhin dhe tek meshkujt, në përgjithësi si pasojë e rritjes së sasisë qarkulluese të prolaktinës në rastet e galaktorresë pa shkak.
Zvogëlim i testosteronit (shpesh i shoqëruar dhe me gjinkeomastia.

Të porsalindurit

Zhvillimi i galaktorresë tek i porsalinduri lidhet me një sasi të madhe të estrogjeneve që kanë kaluar plaçentën dhe kanë arritur qarkullimin tek i porsalindurit. Në këtë rast bëhet fjalë për një simptomë të përkohshme që zgjidhet shpejt në mënyrë spontante.

Faktorët e rrezikut

Galaktorrea është më e zakonshme tek gratë e moshave mes 20-35 vjeç.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.