MENU
klinika

Emrat

SPAK zbarkon te Ministria e Brendshme, këta janë 9 zyrtarët e arrestuar

10.07.2021 - 09:37

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar sot nga Policia me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Operacioni është zhvilluar në ambientet e kësaj Ministrie dhe lidhet me tenderin 25 milion euro të uniformave të Policisë.

Mësohet se të arrestuarit, janë:

1 – Edlira Naqellari – Arrest në shtëpi

2- Kreshnik Bejkaj – Arrest në burg

3- Ani Omuri – Arrest në burg

4- Klevis Hasani – Arrest në burg

5- Anisa Bogdani – Arrest në burg

6- Flutura Çekrezi – Arrest në burg

7- Fatmir Demneri – Arrest në burg

8- Gëzim Mingaj – Arrest në burg

9- Mariglen Buzali – Arrest në burg

Për 8 nga të arrestuarit e mësipërm Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Këta zyrtarë dhe disa prej tyre ish-zyrtarë akuzohet se kanë ndikuar dhe kanë skualifikuar nga gara disa kompani të interesuara për tenderin e uniformave të Policisë.

Aktualisht, të arrestuarit po merren në pyetje nga hetuesit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale SPAK.

– Edlira Naqellari, Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në datë 2 korrik 2021 është liruar papritur nga detyra nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Kjo Drejtori është pikërisht ajo që organizon tendera për të gjitha institucionet qeveritare.

Ajo, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara.

– Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

– Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.