MENU
klinika

"BE-ja mban fjalën"

Vaksinimi/ Von Der Leyen del me mesazhin e rëndësishëm

10.07.2021 - 18:40

Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm doza vaksinash ndaj koronavirusit në vendet anëtare për të arritur një objektiv për të vaksinuar plotësisht të paktën 70% të të rriturve në bllok, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas Reuters, Von der Leyen, e cila kishte postuar në Twitter në 9 maj se BE-ja ishte në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e saj për të vaksinuar 70% të të rriturve deri në verë, u kërkoi vendeve të BE-së të rrisin vaksinimet dhe tha se rreth 500 milion doza do të shpërndahen në të gjithë unionin deri të Dielën.

“Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë mjaft vaksina në vendet anëtare që të jenë në gjendje të vaksinojnë plotësisht të paktën 70% të të rriturve të BE këtë muaj, “- tha von der Leyen në një deklaratë.

Von der Leyen në fillim të 2021 u përball me kritika të shumta për dështimin e BE-së në sigurimin e vaksinaveve për vendet anëtare, pas vonesave të krijuara nga kompanitë farmaceutike.

“Por COVID-19 nuk është mundur ende. Ne jemi të përgatitur për të shpërndarë më shumë vaksina, përfshirë edhe kundër varianteve të reja.‘- përfundoi ajo.