Gianni Rezza, Drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive është shprehur se situata epidemiologjike në Europë vijon të mbetet shqetësuese.
Rezza ka deklaruar se 70 % e rasteve me Covid deri në gusht do të shkaktohen nga varianti Delta, ndërsa deri në fund të këtij muaji rastet me Covid mund të arrijnë në 90 %.
Ai gjithashtu iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, duke shtuar se çdo relaksim i autoriteteve ndaj pandemi mund të sjellë rritje të konsiderueshme të infeksioneve.
“Në Europë 70% e rasteve të reja të koronavirusit do të vijnë për shkak të variantit Delta dhe deri në fund të gushtit mund të arrijë në 90 % të infeksioneve. Çdo relaksim gjatë muajve të verës mund të çojë në një rritje të papritur dhe të konsiderueshme të rasteve”, ka thënë ai.