11.07.2021 - 11:28
Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka e cila u përfshi në zjarri që ra në Velipojë mëngjesin e 4 korrikut.
Nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Daniela Gjoka ndërroi jetë në një spital në Itali ku ishte dërguar për mjekim të specializuar bashkë me nënën dhe motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç. Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombule gazi.
Në muajin gusht të këtij viti 19-vjeçarja kishte planifikuar dasmën, por ëndrra e saj u ndërpre në mes.