MENU
klinika

Ja ku i keni sugjerimet më të mira për këtë verë!

Barack Obama ka gati një listë me librat dhe këngët e preferuara

11.07.2021 - 11:54

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka publikuar në rrjete sociale listën e këngëve të tij të preferuara të verës dhe po ashtu ka ndarë edhe librat e tij të zemrës.

Lista e librave:

Sa i përket muzikës, 59-vjeçari ka vendosur të bëjë një ‘mix’ të këngëve të vjetra dhe të reja nga artistët e famshëm.

Ai shton se ka përgjedhur disa këngë që është duke i dëgjuar më shumë kohëve të fundit përfshirë këtu edhe “Desperado” të Rihanna-s.

“Pick up your feelings” të Jazmine Sullivan, “Switch it up” të Protoje dhe Koffe, “My sweet Lord” të George Harrison, “Leave the door open” të Bruno Mars dhe “Frozen” të Sabrina Claudio – janë gjithashtu ndër këngët e tjera të preferuara të Obama-s.

   

Kujtojmë se projekti i ri i Barack dhe Michelle Obama ka të bëjë pikërisht me botën e filmit. Dyshja kanë njoftuar më herët se “Netflix” do të sjellë serialin televiziv me titull “Ne njerëzit”. Animacioni do të ketë 10 episode që zgjasin 3 minuta secila, të cilat do të jenë në formën e videoklipeve muzikore.

Ky seriali përshkruhet si “një thirrje për veprim për të gjithë të rinjtë dhe për të ripërcaktuar konceptet e” pushtetit dhe qytetarisë “në një botë moderne”. Premiera do të jetë më 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA.