MENU
klinika

“PD rezolutë”

Basha: Shqipëria të dënojë masakrën e Srebrenicës

11.07.2021 - 11:58

Përkujtohet sot 26-vjetori i masakrës së Srebenicës, një ndër mizoritë më të mëdha të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, kur forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem muslimanë në enklavën lindore boshnjake.

Përmes një mesazhi në “Twitter” kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për të dënuar atë dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Po ashtu kryedemokrati thotë se PD do të paraqesë një rezolutë në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin PD Shqipëri do të paraqesë në Kuvend një rezolutë“, shkruan Basha në mesazhin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bosnje dhe Hercegovina shënon sot 26-vjetorin e masakrës

Gjenocidi në Srebrenicë, sot varrosen edhe 19 viktima

Ish-diplomatja për DW: Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burra muslimanë”