MENU
klinika

Autori i masakrës në Selenicë

Së shpejti në Gjykatë, Zykaj kërkon libra në qeli

01.11.2018 - 16:20

Ritvan Zykaj është autori i masakrës që ndodhi para 3 muajsh në Selenicë të Vlorës ku mbetën të vrarë 8 anëtarë të një fisi, kushërinj.

Gjyqi për Zykaj mësohet se nuk ka nisur ende.

Së fundmi nga qelia e paraburgimit në Vlorë vijnë informacione se Ritvani që vrau tetë kushërinjtë e tij kërkon libra për të lexuar.

Nga momenti kur u arrestua ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës.

Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar.

Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare, si dhe mësohet se deri tashmë nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti.

ritvan-zykaj-konica.al
ritvan-zykaj-konica.al

Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë.

Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë së shpejti.

Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut.

Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kqyrjes së kufomave.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumfishte që ai kreu.

Ngjarja ndodhi në 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

Ata sapo ishin kthyer nga një drekë e përbashkët kur Ritvani mori armën dhe i vrau të gjithë një nga një, në rrugë dhe brenda në shtëpitë e tyre.

Deri tani dihet që 24-vjeçari thjesht trajtohej si një njeri i rëndomtë dhe vrasja ishte hakmarrja e tij.