“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse dhimbjet e këmbëve janë më të zakonshme gjatë verës?
Mjeku:Vlerësohet se rreth 60 përqind e të rriturve vuajnë nga dhimbjet e këmbëve. Kërkimet studimore kanë treguar se ngërçet e këmbëve gjatë natës janë më të zakonshme në verë sesa në dimër. Megjithëse kjo nuk rezulton kështu për të gjithë, frekuenca arrin kulmin në mes të korrikut dhe ulet në mes të janarit.
Dhimbjet e muskujve shkaktohen nga probleme nervore, jo nga çrregullime të muskujve, thotë studiuesi Scott Garrison. Nervat riparohen më mirë gjatë verës, për shkak të niveleve të rritura të vitaminës D. Trupi prodhon vitaminë D përmes ekspozimit në diell. Ngërçet mund të ndodhin kur përfshihen në këtë proces, i cili përshpejtohet në verë.
Sipas një teorie tjetër, njerëzit janë më aktivë dhe djersiten më shumë në verë sesa në dimër. Dehidrimi ose ushtrimet mund të shkaktojnë ngërçe, thotë Garrison. Dieta dhe disa zakone gjithashtu luajnë një rol. Mungesa e kalciumit dhe magnezit, shtatzënia, diabeti, hipertensioni, artriti, sëmundjet e frymëmarrjes, shoqërohen të gjitha me ngërçe.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.