Marko Kepi, shqiptar nga Shkodra dhe ish-marins i SHBA-ve, i cili garoi në zgjedhjet e PArtisë Republikane për të zëvendësuar anëtarin e qytetit të Staten Island, Steven Matteo, po hetohet për manipulimin e votave në zgjedhjet në Nju Jork.
Sipas të përditshmes amerikane New York Post, hetuesit federal po hetojnë taktikat përdorura në fushatë nga Marko Kepi, i cili njihet si një përkrahës i ish-Presidentit Donald Trump. Bordi i Zgjedhjeve të qytetit të Nju Jorkut ka hedhur dyshime se ai mund të ketë falsifikuar fletët e votimit për të favorizuar veten në garën lokale zgjedhore.
Sipas një dokumenti të Bordit të Zgjedhjeve, është shprehur shqetësimi për 1050 fletë votimi të munguara që u morën nga katër punonjës së fushatës së Kepit. Shumë prej fletëve të votimit kishin nënshkrime që nuk përputheshin me të dhënat e votimit dhe, të paktën në një rast, emri i një personi të vdekur ishte përdorur për të hedhur një vote.
Sipas gazetës, ky është një rast i ngjashëm me atë që kishte ndodhur gjatë fusshatës së Kepit për Asamblenë Shtetërore në vitin 2020, një garë që ai e humbi ndaj Michael Tannousi.
Marko Kepi nuk është një emër i panjohur për shqiptarët, pasi së bashku me gazetarin Marin Mema mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit