MENU
klinika

Në ‘arrest shtëpie’ pas ryshfetit për punësimin e së njohurës

Si ra në rrjetën e SPAK ish-zv.ministrja Rovena Voda

13.07.2021 - 22:08

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimin e SPAK, që çoi në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda.

Ish-zyrtarja, e cila u lirua nga detyra më 29 korrik të vitit të kaluar, akuzohet për veprën penale të ‘ndikimit të paligjshëm’, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy grave në institucione publike.

Ky është një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme. Ky hetim, është çelur për një tjetër çështje penale dhe rrugës ka rezultuar se zonja Rovena Voda, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, sipas SPAK, ka ushtruar ndikim të paligjshëm te persona të tjerë për të punësuar në një pozicion pune dy të njohura të saj. Rezulton sipas hetimit të kryer nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit se janë siguruar-thotë SPAK- prova korrekte nga të cilat janë krijuar dyshime se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Kjo sipas SPAK që të ushtronte ndikim të paligjshëm tek personat e tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar shtetasen Florinda Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse e shërbimit civil në kategorinë ekzekutive. Për faktet e mësipërme SPAK io është drejtuar GJKKO-së, e cila caktoi masën ‘arrest shtëpi’ për ish-zëvendësministren Voda, si dhe të njëjtën për dy shtetaset e tjera. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.

Kjo është goditja e dytë që i bëhet në pak ditë nga SPAK ministrisë së brendshme. Pak ditë më parë u arrestuan 9 zyrtarë të MPB-së, në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. SPAK është duke hetuar hetimet për këtë çështje, nëse zyrtarët e tjerë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga Voda. Por nga informacionet që disponohen, pasi SPAK është i rezervuar, rezulton se hetimet që kanë nisur janë bërë me vëzhgim dhe përgjime. Sipas SPAK janë krijuar dyshime që Voda ka përfituar përfitime të padrejta.

 

 

 

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës