Ka përfunduar në PD, mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, ku u morën në shqyrtim për propozimet për ndryshimet në status të propozuara nga kreu i PD, Lulzim Basha, si edhe anëarët e ‘Grupit për PD, Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi.
Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati për rreth 2 orë, komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit, dhe të miratojë propozimet e kreut të PD për ndryshimet në statutin e partisë
Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndyshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përvec kryetarit të Keshillit Kombetar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së. Një tjetër propopzim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.
Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Ndërtë tjera Basha kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga këshilli kombëtar.