MENU
klinika

"Ja si e fitova mandatin e tretë"

Rama nga Greqia: Partia jonë nuk identifikohet me pushtetin, por me…

14.07.2021 - 16:00

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga ish-kryeministri i Greqisë tha se Partia Socialiste nuk identifikohet me pushtetin por me ndryshimin.

I pyetur nga ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, Rama shpjegoi se si arriti të fitojë mandatin e tretë qeverisës në Shqipëri.

“Është kënaqësi që kthehem këtu dhe pse nuk është e lehtë të kuptosh që jemi më të vjetër, sërish jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vijë dhe të ndajë me ju disa momente të këndëshme. Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ia dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohemi me pushtetin por të mbetemi në sytë e njerëzve që identifikohet me ndryshimin. Kemi luftuar për të ndryshuar partinë tonë.

Jemi përpjekur të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Mendoj se ka qenë arsyeja e parë. Tjetra ka të bëjë me atë çka kemi bërë. Për njerëzit është e qartë se kjo është rruga drejt progresit. Ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë. Njëfarësoj jemi përpjekur të jemi të sinqertë me njerëzit duke e krahasuar atë çka kemi bërë me atë që duhet të bëjmë, jemi larg.

Ndërsa për atë çka gjetëm dhe atë që kemi bërë, nuk mund të them se jemi të kënaqur por rezultatet e mira janë të dukshme për të krijuar mendimin se puna është në progres dhe faktikisht kemi pasur një perceptim të qëndrueshëm. Ka qenë gjithmonë rruga për ne. Ka qenë një fushatë e çuditshme, një luftë e çuditshme për shkak të COVID-it dhe për faktin që kërkonim një mandat të tretë. Por ia dolëm por tanimë jam optimist” – tha Rama.

Kryeministri Rama tha se është në përfundim projekti për të kthyer të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve online.

Kreu i qeverisë tha se do të mbyllen zyrat e shërbimeve pasi qytetarët do t’i kenë të gjitha në aparatet celulare.

Sipas tij, kjo nismë e cila ka filluar tashmë, ka synim për të reduktuar korrupsionet e vogla që ndodhin në këto institucione.

“Janë në planifikim projekte të rëndësishme. Por kështu shumë themele të mira për kulturën gjithashtu dhe për teknologjinë e informacionit. Ndryshuam shpejt përsa i përket shërbimeve elektronike. Kjo na shpëtoi gjatë COVID-it pasi kishim shumë shërbime që ishin online. Jemi në fazën e fundit të finalizimit të plotësimit të shërbimeve krejtësisht online dhe duke mbyllur shërbimesh. Nuk do ketë më zyra shërbimesh në këtë vend. Kjo është vërtetë shumë e rëndësishme në mënyrë që të heqim këto korrupsionet e vogla në vend dhe rajon pasi kontakti drejtëpërdrejtë me nënpunësit do eliminohet.

Sa më shumë të bëjmë në shtetet tona, në rajon sërish kjo ka kufizimet e veta. Nëse duam që të hidhemi në një fazë tjetër të historisë tonë na duhet bashkëpunimi rajonal për të rritur kapacitetet e tregjeve tona të jashtme për t’i dhënë investuesve hapësirën ku ne të kemi mundësi më të tepërta. Duhet të nxisim lëvizjen në këtë drejtim. Qeveritë duhet të punojnë ndërkombëtarisht dhe rajonalisht për të pasur sa më shumë sinergji mes tyre. Është një shanc i madh për ne që të kemi një politikë të përbashkët energjitike dhe të ecim në një drejtim të menaxhimit energjitik të përbashkët dhe të mos ngelemi në hapësirat tona të vogla.

Disa vite më parë kam parë një guidë turistike kur turizmi ishte mjaft modest por guida u jepte turistëve një hartë për të parë vendet ku mund të kaloje drejt vendeve të ndryshme të jugut ose në vendet e tjera të rajonit. Ndaj ne duhet ta kemi këtë guidë” – u shpreh kryeministri.