Tregjet globale të naftës janë gati të “shtrëngohen ndjeshëm” nëse Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj nuk zgjidhin çështjet e tyre dhe rritin prodhimin, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).
“Rritja e fortë ekonomike globale, rritja e normave të vaksinimit dhe lehtësimi i masave të distancës sociale do të kombinohen për të mbështetur kërkesën më të fortë globale të naftës për pjesën e mbetur të vitit,” parashikon agjencia në raportin e saj mujor.
Aty thuhet se bllokimi aktual brenda OPEC + mund të çojë në një “thellim të deficitit të furnizimit”, duke rezultuar në çmime më të larta të karburantit. Këto mund të “nxisin inflacionin dhe dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike” të botës post-pandemike.
Çmimet e naftës së papërpunuar Brent, për shembull, po tregtonin afër një niveli më të lartë dy-vjeçar, me 75 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa pika referuese e SHBA West Texas Intermediate po arrinte 74 dollarë për fuçi.
OPEC + është ‘grisur’ nga një mosmarrëveshje midis dy shteteve anëtare të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mbi kuotën e prodhimit të kësaj të fundit. Organizata ishte gati të aprovonte një plan mbi rritjen e prodhimit javën e kaluar, por përkundrazi i shtyu bisedimet për shkak të mosmarrëveshjes së minutës së fundit. Kjo i la nivelet e prodhimit për muajin e ardhshëm të pandryshuara, edhe pse konsumi i karburantit është rikthyer shpejt në nivelet para-pandemike.
Raporti i IEA tregon se bllokimi i OPEC + nuk mund të kishte ardhur në kohën më të keqe, me rezervat e inventarit të naftës që po zhyten në nivele nën mesataren. Agjencia gjithashtu vë në dukje se rritja e prodhimit prej 400,000 fuçi në ditë OPEC + po konsideron se mund të jetë e pamjaftueshme për të ndihmuar tregun. Sipas vlerësimeve të IEA, vendet e OPEC + pompuan 40.9 milion fuçi në ditë në qershor, e cila është të paktën 2.5 milion fuçi më pak se projektet e agjencisë për gjysmën e dytë të vitit.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT